Lladrovci: Dorëheqja e Sejdi Hoxhës nuk është lajm i mirë
Ramiz Lladrovci ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e kryetarit të deritashëm të PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se dorëheqja e Hoxhës nga kreu i degës së PDK-së në Drenas, nuk është lajm i mirë.
“Aq më pak, në kohën kur bëhet i ditur akti moral i tij”, ka shkruar Lladrovci.
Lladrovci ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës, niveli qendror e lokal është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale dhe dorëheqja e Hoxhës nuk i bën mirë as degës së PDK-së në këtë komunë dhe as elektoratit.
“Kjo dorëheqje nuk i bën mirë as degës, as elektoratit e as garës elektorale. Dorëheqjen e z. Hoxha e shoh me keqardhje edhe si kandidat i PDK-së për mandatin e dytë në krye të Drenasit. Organizimi i strukturave lokale të PDK-së në Drenas ka qenë çdo herë i suksesshëm dhe e kemi dëshmuar me fitoren e përhershme, nga zgjedhjet e para e deri më sot. Këtë e ka dëshmuar edhe z. Hoxha gjatë mandatit të tij. Gjithsesi, z. Hoxha i uroj sukses në punë dhe vazhdimin e aktivitetit politik, në adresën e vetme dhe të sigurt për mirëqenien e qytetarëve të Drenasit, PDK-në”, ka shkruar Lladrovci.