Lladrovci e Jashari takojnë Majkon
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin e kësaj komune, Nuredin Lushtakun kanë takuar ministrin e Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majkon.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Lladrovci përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Sot, së bashku me Kryetarin dhe Nënkryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin dhe Nuredin Lushtakun, patëm kënaqësinë të takojmë Ministrin e Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majkon.
Në takim, theksova se Drenasi dhe Skënderaji kanë diasporë të organizuar dhe jemi falënderues të përjetshëm ndaj kontributit të tyre.
Diaspora jonë është kontribuese e jashtëzakonshme e zhvillimeve pozitive në trojet etnike.
Ata që janë të lidhur ngushtë me atdheun, edhe e ndihmojnë atë.
Kemi detyrim të mbesim në kontakt dhe të krijojmë ura sa më të fuqishme me diasporën.
Në takim, biseduam si t’i afrojmë edhe më shumë pjesëtarët e diasporës sepse ne kemi nevojë më shumë se kurrë për dijen, përvojën dhe kapitalin e saj.
U pajtuam me Ministrin për bashkërendim që do të forcojë më shumë lidhjen me diasporën, ruajtjen e traditës dhe gjuhës si dhe mundësitë që ofron atdheu për ta në çdo aspekt.
Faleminderit Pandi!