Lladrovci: Është më e dhimbshme kur sot, kryeministri harron se çfarë deklaroi më 2020 për Lajçakun

18 shtator 2023 | 17:51

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar fjalët e ish-presidentit Hashim Thaçi kur i bëri thirrje BE-së që të mos e emërojë Miroslav Lajçakun si emisar të dialogut Kosovë-Serbi.

“Ish-presidenti Thaçi, ishte vizionar edhe në vitin 2020 kur theksoi se “duke mos e emëruar Lajçakun në pozitën e emisarit për negociatat Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian do të përmirësonte edhe kredibilitetin edhe një herë sepse Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe ka votuar kundër Kosovës në UNESCO”, ka shkruar Lladrovci në “Instagram”.

Në këtë kontekst, Lladrovci e ka quajtur “të dhimbshëm” faktin që kryeministri Kurti “harron se çfarë deklaroi më 2020 për Lajçakun”

“Është më e dhimbshme kur sot, kryeministri harron se çfarë deklaroi më 2020 për Lajçakun: “Kosova është shtet në kontinentin e Evropës, e nuk është atje në kufi me Meksikë. Thaçi më keq po flet për: Borrelin, Lajçakun e Brukselin sesa për Daçiqin, Vuçiqin e Beogradin. Borreli e Lajçaku nuk kanë kryer gjenocid në Kosovë”, ka shkruar Lladrovci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë paralajmëruar se shpërthimi…