Lladrovci falënderon KFOR-in zviceran për bashkëpunimin në ruajtjen e sigurisë publike
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me nënkryetarin Nazmi Hasi, ka pritur në takim lamtumirës, kapitenin e ekipit të KFOR-it LMT K9 nga Zvicra, Lewis Sutter i cili përfundon misionin si dhe është njoftuar me nëntogerin e ri Bruno Znavit, i cili ka marrë kryesimin e misionit të KFOR-it zviceran në Kosovë.
Lladrovci ka falënderuar KFOR-in zviceran për bashkëpunimin në ruajtjen e sigurisë publike në vend dhe përkrahjen ndaj Komunës së Drenasit.
Përfaqësuesit e KFOR-it LMT K9 nga Zvicra, kanë falënderuar gjithashtu kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe, dhe kanë shtuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me tutje në funksion të ruajtjes së sigurisë publike.
Në shenjë falënderimi për bashkëpunim, KFOR-i zviceran i dhuroi kryetarit Lladrovci flamurin e Zvicrës.
Ndërsa, kryetari Lladrovci në shenjë mirënjohje dhe respekti për ta, u ka dhuruar varëse të punuara nga gratë e Organizatës ‘Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave’- Drenas.
(Q.R / Epoka e re)