Lladrovci: Fitorja e PDK-së në Drenas, është përshëndetje e sinqertë për shokët tanë që fizikisht nuk janë me ne

14 nëntor 2021 | 22:54

Kryetari aktual dhe fituesi i zgjedhjeve lokale në komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar qytetarët, duke e quajtur ditë të madhe për qytetarët e Drenasit.

Z. Lladrovci ka falënderuar qytetarët duke theksuar “Jam krenar me Drenasin dhe qytetarët tanë! Faleminderit qytetarë, ju lumtë aktivistë dhe drejtues të PDK-së të nivelit qendror e lokal. Fitorja e PDK-së në Drenas, është përshëndetje e sinqertë për shokët tanë që fizikisht nuk janë me ne. Është fitore e të gjithëve, faleminderit!”

Postimi i plotë i z. Lladrovci në fb:

Sot ishte një ditë e madhe për qytetarët e komunës së Drenasit,
Qytetarët vendosën për qeverisjen e mirë të kryetarit të Drenasit, ata vendosën për Drenasin.
Fitorja e PDK-së sonte me Drenasin u rrit, dëshmuam se jemi bastion i PDK-së.
Qytetarët sot treguan se kush është zot shtëpie në Drenas.
Faleminderit. Jam krenar me Drenasin dhe qytetarët tanë!
Faleminderit qytetarë, ju lumtë aktivistë dhe drejtues të PDK-së të nivelit qendror e lokal.
Fitorja e PDK-së në Drenas, është përshëndetje e sinqertë për shokët tanë që fizikisht nuk janë me ne.
Është fitore e të gjithëve, faleminderit!
Vazhdojmë me qeverisje të mirë. Bashkë për Drenasin!
P.S. Falënderoj të gjithë shokët, miqtë, dashamirët, familjarët e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e UÇK-së, të gjithë qytetarët që iu gëzuan fitores tonë në Drenas. Në veçanti e falënderoj miqtë e mi, Ali Ahmetin dhe Bedri Islamin.
Në pamundësi të përgjigjem ndaj të gjitha urimeve, ju falënderoj të gjithëve, me të mira ua kthefsha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Dragashit tashmë janë numëruar 100 % të…