Lladrovci fton bashkatdhetarët në takim

24 korrik 2018 | 14:05

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët në takim për të bashkëbiseduar për proceset e përbashkëta.

Takimi do të mbahet më 2 gusht, duke filluar nga ora 14:00 në restaurant “Dijamant”, Drenas.

Nga 9 korriku, Komuna e Drenasit ka nisur aktivitetet për muajin e mërgatës, event ky që mbahet nën patronatin e kryetarit Lladrovci dhe do të zgjasë 28 ditë me aktivitete të ndryshme kulturore në sheshin “Fehmi Lladrovci” për nder të bashkatdhetarëve që të kalojnë sa më mirë në vendlindjen e tyre gjatë pushimeve verore së bashku me familje.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sheshin “Adem Jashari” është mbajtur aktiviteti “Sofra drenicase”, ku…