Lladrovci fton qytetarët në përurimin e shtatores së heroit Ilaz Kodra
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar në rrjetin social një fotografi nga sheshi “Fehmi Lladrovci”, ku tashmë është vendosur shtatorja e heroit Ilaz Kodra.
Lladrovci me këtë rast ka ftuar qytetarët që nesër, më 30 prill, të marrin pjesë në këtë përurim.
Postimi i plotë i Lladrovcit në llogarinë e vet në “Facebook”:
Shtatorja e Heroit Ilaz Kodra, sapo u vendos në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.
Ftoj qytetarët, familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, të marrin pjesë në manifestimin e përurimit të shtatores së heroit Ilaz Kodra, që mbahet në sheshin e qytetit në Drenas, nesër më 30 Prill 2019, në ora 12:00.
Po ashtu, do të bëjmë edhe përkujtimin e 58 dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Drenasit, Skenderajt dhe rrethinës që kanë renë në altarin e lirisë.
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!
Lavdi jetës e veprës së heroit Ilaz Kodra!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”