Lladrovci fton qytetarët të marin pjesë në Konventën e PDK-së: T’i themi ‘Po’ Bedri Hamzës
28 tetor 2024
| 12:21
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në konventën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që do të mbahet të shtunën më 2 nëntor në orën 17:00, për ti thënë “PO”, kandidatit për kryeministër Bedri Hamzës.
Lladrovci në “Facebook” ka thënë se vizioni dhe misioni i tyre i përmbledhur në platformën e Bedri Hamzës, sipas tij presin ta nxjerrin Republikën e Kosovës nga gjendja e “mjerueshme” në të cilën ndodhet.
Postimi i plotë i Lladrovcit: