Lladrovci: Gryka e Llapushnikut ishte pikë strategjike e UÇK-së

12 prill 2020 | 21:37

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar betejat që janë bërë në Gryken e Llapushnikut në prill dhe maj të vitit 1998.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Gryka e Llapushnikut ishte pikë strategjike e UÇK-së ku bëhej rezistencë e fuqishme kundër okupatorit serb.

“Prilli dhe maji i vitit 1998, ishin muajt e qëndresës ku çlirimi i vendit më nuk ishte opsion, por rruga jonë e vetme. Betejat në këtë anë, në vijën e rrugës Prishtinë-Pejë, zhvilloheshin nga njësitet operative të UÇK-së, të mbushura me vullnetarë nga Drenica dhe më gjerë, duke i dhënë goditje armikut me mesazhin se nuk ka vend në Kosovë. Respekt i përjetshëm për njësitet e UÇK-së, rezistencën e pathyeshme në Grykën e Llapushnikut! Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Grykës së Llapushnikut! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar kryetari Lladrovci.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ermir Lenjani është tërhequr nga vendimi…