Lladrovci: Hashimi, Kadriu, Jakupi dhe Rexha janë vetë Kosova dhe shpirti i UÇK-së

08 janar 2021 | 14:19

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se çdo qytetar i Kosovës duhet t’i dalë në mbrojtje Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, etj., të cilët janë në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Lladrovci ka thënë se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë vetë Kosova dhe shpirti i UÇK-së. Në këtë kontekst, ai është shprehur i bindur se ata do të shpallën të pafajshëm.

“Si Hashimi, si Kadriu, si Jakupi si Rexha janë vetë Kosova, janë shpirti i UÇK-së, javë vetë UÇK-ja. Prandaj çdo qytetar duhet të dalë në mbrojtje. Unë jam shumë i bindur se ata do të kthen pa u dënuar, do të kthehen të pafajshëm sepse janë të pafajshëm, por në rast se kanë me u dënuar, nuk dënohen ata, por Kosova”, ka thënë Lladrovci në “Pressing” të “T7”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Zymer Bytyqi është prezantuar në skuadrën e Konyaspor. Lajmin…