Lladrovci i jep pozitë në komunën e Drenasit, zyrtarit të lartë të LV-së
05 dhjetor 2021
| 22:26
Ramiz Lladrovci, ka fituar edhe një mandat për të udhëhequr me Komunën e Drenasit.
Pas fitores së 14 nëntorit, Lladrovci, ka filluar të bëjë emërimet nëpër dikastere të ndryshme brenda komunës.
Një i tillë është edhe Avdyl Mziu – zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas. Madje, Mziu kishte qenë kandidat për asamble komunale, në zgjedhjet e fundit, nga radhët e partisë së Albin Kurtit.
Ndërsa, pozita e re që Avdyl Mziu do ta mbajë në komunën e Drenasit, do të jetë zëdhënës i komunës.