Lladrovci i ndan mirënjohje drejtorit të deritanishëm të kompanisë ‘Pastrimi’
11 shkurt 2020
| 14:36
Me rastin e pensionimit, kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim drejtorin e deritanishëm të ndërmarrjes regjionale “Pastrimi”, Muhamer Qela, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e treguar me këtë komunë për realizimin e projektit në menaxhimin e mbeturinave.
Kryetari Lladrovci në shenjë bashkëpunimi i ka dhënë edhe mirënjohje drejtorit të deritanishëm të kësaj kompanie, Muhamer Qela dhe i ka uruar shëndet në pensionim.
/Epoka e re/