Lladrovci i reagon Hotit: Drenasi është komuna me performancën më të mirë

07 shkurt 2021 | 21:33

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, i cili sot në një takim me elektoratin e LDK-së në këtë komunë paska folur për qeverisjen lokale në Drenas.

“Kryeministri në detyrë, miku im Avdullah Hoti, pas takimit me qytetarët në komunën tonë, e paska ngatërrue qeverisjen qendrore me lokale. Kallxoni dikush edhe një herë se Drenasi është komuna me performancën më të mirë të qeverisjes lokale në Kosovë”.

“Fushata po bëhet për zgjedhjet nacionale. Për zgjedhjet lokale ua garantoj stabilitetin e paluhatshëm të qeverisjes time edhe për një mandat tjetër!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj ka…