Lladrovci i uron shërim të shpejtë gjeneral Imri Ilazit
Ramiz Lladrovci me shokë e kanë vizituar sot, gjeneral Imri Ilazin, duke i dëshiruar shërim të shpejtë.
Jeta jonë ishte e lidhur më fortë me vepra se me fjalë. Të shkuara miku im Imri. Je shok e atdhetar shembull për gjenerata, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Takimi me Gjeneral Imri Ilazin, ishte rast të rikujtojmë ngjarje që mbahen mend, ngjarje të përbashkëta nga viti 1984 e këndej, të angazhimit në veprimtarinë atdhetare e mëpastaj në UÇK dhe në luftën çlirimtare, me angazhimet e mëtejme politike.
Atdhetarizmi i Gjeneral Imri Ilazit është i pamatshëm, pa kushte, veprat atdhetare i bëri me vullnet dhe tërë qenien. Vizita kishte të bënte me gjendjen e tij shëndetësore dhe ka filluar të bëj mungesa në aktivitetet me interes të përbashkët.
Lajm i mirë është se Imriu nuk dorëzohet dhe po e fiton betejën ndaj sëmundjes. Takimin në shtëpi me Imriun, bashkë me Xhevatin dhe Shaipin e vazhduam edhe me Elmiun, Kushtrimin e Arianin në drekë, duke rikujtuar rrugëtimin tonë të gjatë katër dekada.
Jeta jonë ishte e lidhur më fortë me vepra se me fjalë. Të shkuara miku im Imri. Je shok e atdhetar shembull për gjenerata!
https://www.facebook.com/share/p/FuSZ8zGwQR5RCvds/?mibextid=WC7FNe