Lladrovci: Jemi gati për fitore
09 janar 2025
| 20:27
Është mbajtur takim i rëndësishëm me anëtarët e Shtabit Zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Drenas, ku morën pjesë kryesia e Degës, kryetarët e nëndegëve dhe shefat e nënshtabeve zgjedhore. Takimin e udhëhoqi Shefi i Shtabit Zgjedhor, Ramiz Lladrovci.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me përgatitjet finale për fillimin e fushatës zgjedhore të Degës së PDK-së në Drenas.
Kryetari i Degës dhe Shefi i Shtabit Zgjedhor, Ramiz Lladrovci, i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre dhe përkushtimin që po tregojnë për fitoren e PDK-së me kryeministër Bedri Hamzen.
Në fund të takimit, Lladrovci theksoi:
“Jemi gati për fitore. Kosova mundet më mirë! Bedri Hamza kryeministër!”.