Lladrovci: Kam pritur fitore pa balotazh

20 tetor 2021 | 22:02

Kandidati i PDK-së edhe për një mandat në komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për zgjedhjet e së dielës, ku PDK-ja nuk ka arritur të fitoj në raundin e parë në këtë komunë.

Lladrovci ka thënë se nuk e ka pritur se do të shkonte në balotazh, pasi siç ka thënë ai, ka punuar shumë në këtë komunë.

“Unë realisht nuk e kam prit sepse kam punuar shumë, shumë qytetarë më kanë shkruar se kanë besu që do dal fitues dhe nuk kanë dal në zgjedhje sepse kanë qenë të sigurt në fitoren time, tash në balotazh janë të gatshëm të dalin”, ka thënë Lladrovci në RTK.

Ai ka thënë se në këto zgjedhje ka shkuar në balotazh pasi të gjitha partitë ishin bërë bashkë kundër tij, ndërsa ka thënë se Driton Ajazi i cili u largua nga PDK-ja dhe garoi me “Demokratët për Drenasin, e ka dëmtuar partinë.

“Gjithë bashkë më kanë quar në balotazh, ai sigurisht që e ka dëmtuar PDK sepse dikush që nuk i nënshtrohet disiplinës së partisë. Këta që unë i kam quajtur keqbërës kanë dërguar letra për të mos kandiduar një kampin për transparencë të mirë, sepse ata nuk kanë mund të bëjnë çfarë të duan, te unë nuk e kanë gjetur bashkëpunëtorin për të shkelur ligjin, kanë kërkuar që të punësojnë anëtarë të PDK-së që unë nuk mund të bëjë”, ka deklaruar Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili është në balotazh…