Lladrovci: Kandidatura e Ramë Vataj për deputet është vlerë e listës së PDK-së
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar një fotografi me Ramë Vataj, kandidat për deputet në listën e PDK-së me numër 58.
“Me Ramën, me dekada i kemi pasur vuajtjet, gëzimet e hidhërimet e përbashkëta, shoqërimin dhe idealet e përkushtimit atdhetar. Sot, kujtuam rrugën e ndjekur, sfidat e të tashmes dhe të ardhmen tonë. Kandidatura e tij për deputet, është vlerë e listës së PDK-së, do të jetë vlerë e përbërjes së re kuvendore, duke ndjekur agjendën e vlerave që përfaqëson ai dhe shokët e tij”, ka shkruar Lladrovci.
Ai ka uruar që Vataj të ketë sukses në garën zgjedhore, bashkë me kontribuuesit e lirisë, shtetformimit, shtetndërtimit dhe bartësve të vlerave të spikatura të atdheut tonë në Kuvendin e ri të Kosovës me Bedri Hamzën kryeministër, për Kosovën ma mirë.