Lladrovci konfirmon themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale të Pastrimit

12 dhjetor 2022 | 14:32

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me homologët e komunave të rajonit të Prishtinës kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për menaxhimin e integruar të mbeturinave.

Ky memorandum do të shërbejë si pikë hyrëse për hartimin e Planit të Integruar Ndër-komunal për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Marrëveshjen për Bashkëpunim Ndër-Komunal në sektorin e menaxhimit të integruar të mbeturinave.

“Jemi në fazën përfundimtare të themelimit të Ndërmarrjes Publike Lokale, me çka do ta ndryshojmë njëherë e përgjithmonë gjendjen që lidhet me grumbullimin e mbeturinave dhe ruajtjen e ambientit si parakusht për cilësinë e jetës tonë”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Kjo nismë ishte e domosdoshme pas dështimit në menaxhimin e mbeturinave nga kompania regjionale “Pastrimi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm të…