Lladrovci lëshon urdhëresë për ndalimin e produkteve piroteknike
21 dhjetor 2020
| 16:07
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike, përkatësisht sheshe, rrugë e hapësira tjera.
Sipas urdhëresës së lëshuar nga kryetari Lladrovci, ndalesa vlen për periudhën nga 21 dhjetori 2020 deri më 3 janar 2021.
Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumë prej 100 euro.
Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktoj përdorimi i tyre.