Lladrovci liron nga detyra drejtoreshën e Administratës me kërkesën e saj
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka liruar drejtoreshën e Administratës, Kimete Elshani Qorri, pasi ajo bëri kërkesë që të lirohet nga detyra.
Lladrovci në rrjetin social ka shkruar se “Puna e madhe e znj. Qorri dhe ekipit të Kabinetit tim ka qenë e vlerësuar dhe e dukshme për të gjithë qytetarët, andaj, e falënderoj për angazhimin dhe përkushtimin e sinqertë brenda kompetencave dhe përgjegjësive të sajë”.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Sot, drejtoresha e Administratës së komunës tonë, znj. Kimete Elshani-Qorri, ka kërkuar ta lirojë nga detyra për arsye personale, gjë të cilën e aprovova.
Puna e madhe e znj. Qorri dhe ekipit të Kabinetit tim ka qenë e vlerësuar dhe e dukshme për të gjithë qytetarët, andaj, e falënderoj për angazhimin dhe përkushtimin e sinqertë brenda kompetencave dhe përgjegjësive të sajë.
Znj. Qorri është e nderuar për kontributin ndër vite për ngritjen e cilësisë së administratës në komunën tonë, për efikasitetin dhe zbatimin e ligjit, duke kontribuar që komuna e Drenasit të jetë kampion i qeverisjes së mirë.