Lladrovci liron nga detyra dy drejtorë të drejtorive komunale
12 janar 2023
| 11:06
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka liruar nga detyra dy drejtorë të drejtorive komunale.
Më qëllim të ngritjes se performancës dhe efikasitetit të kabinetit të tij, Lladrovci, ka thënë se kam marrë vendim për lirimin nga detyra të dy drejtorëve, Ruzhdi Lestrani dhe Egzona Jetullahu-Gjoshi.
“I falënderova për bashkëpunimin dhe urova suksese në punën e tyre të mëtejme. Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marr vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve”, ka thënë kryetari Lladrovci.