Lladrovci: Lufta jonë e drejtë nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim, as me akuza të reja
07 dhjetor 2024
| 12:19
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas aktakuzës së re që mbrëmë u konfirmua për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Ai ka publikuar një foto me Thaçin, teksa ka thënë se lufta e UÇK-së nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim e as me akuza të reja.
“Lufta jonë e drejtë nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim, as me akuza të reja. Besimin tonë në drejtësi, nuk ka të drejtë askush ta shpërdorojë!”, ka shkruar Lladrovci.
Reagimi i plotë: