Lladrovci: Më 14 nëntor do të rikonfirmohet fuqia e PDK-së në Drenas

10 nëntor 2021 | 11:09

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka thënë se më 14 nëntor do të rikonfirmohet fuqia e kësaj partie në këtë komunë.

Gjatë takimit me banorët e lagjes “Drenasi I”, ka thënë se keqbërësit në vazhdimësi kanë tentuar ta dëmtojnë PDK-në, por sipas tij nuk ia kanë arritur.

“‘Drenasi I’, si çdo herë, optimistë dhe entuziastë për ditët në vijim, për fitoren që na pret, për 14 nëntorin kur PDK do të rikonfirmoj fuqinë e saj, në tërë komunën, për vizionin e saj të palëkundur shtetndërtues dhe qeverisjen shembullore. Kanë provuar edhe më herët të na dëmtojnë keqbërësit, por nuk ia kanë arritur, as tash, as kurrë. Qytetarët tanë, pa dallim, janë të lidhur ngushtë me vlerat e PDK-së dhe themeluesve të saj dhe me vlerat e qeverisjes së mirë. Vazhdojmë! Bashkë për Drenasin!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë…