Lladrovci: Me Drenicën është krejt Kosova
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka mbështetur protestën e drenicaseve për moslejimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ta vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt.
Ai ka thënë se plagët e luftës nuk janë shëruar ende dhe se krejt Kosova është me Drenicën.
“Sot, në barrikadën e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, nuk ishin vetëm ata. Me ta ishin familjet e familjarët e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë…Prekazi, Verbovci, Shtutica, Qikatova e Vjetër, Rezalla, Izbica, Likoshani, Qirezi, Abria, Reçaku, Meja, Qyshku, Lybeniqi, … e krejt Kosova. Plagët tona ende nuk janë shëruar, kemi 1648 ende të pagjetur ende 20 vjet pas lufte nuk ka kërkim falje nga regjimi serb. Falënderim për institucionet vendore e ndërkombëtare për ndjenjën e solidaritetit me Drenicën por edhe krejt Kosovës, këtë ndjenjë të dhimbjes që i shërbeu çlirimit dhe ardhjes së lirisë në Kosovë”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/