Lladrovci merr përkrahje nga ish pjesëtari i Iniciativës Qytetare, Përparim Bajraktari
I riu nga Kishnareka, Përparim Bajraktari, alternativën dhe mendësinë qeverisëse ku rinia është jo vetëm e ardhmja por edhe e tashmja e vendit e gjeti tek Ramiz Lladrovci, kështu ka deklaruar ai në një postim në rrjetin social, duke u bërë përkrahës i kryetarit aktual të Drenasit.
Përparim Bajraktari i cili ju bashkua grupit të asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës nga Iniciativa e Xhavit Drenorit, shprehet mirënjohës dhe falënderues për Kryetarin e Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, i cili duke u shpallë komune kampion, e beri të ndjehet krenar.
Për më tepër postimi i z. Bajraktari:
Të nderuar miq,
Katër vite më parë, duke dashur të gjej alternativë për të dhanë kontribut për vendin, ju bashkova një iniciative, duke shpresuar që ajo ishte mundësia, për kuadro e rijnë si unë. Falë mbështetjes që mora, unë arrita të jem pjesë e Kuvendit të Komunës së Drenasit, për çka u jam mirënjohës dhe shumë falënderues.
Me t’u bërë pjesë e Kuvendit të Komunës, arrita të bindem (ndonëse kisha disa indikacione edhe më parë) se Iniciativa ku isha rreshtuar unë, ishte e tipit që “rinia është e ardhmja”, kurse privilegjet për individ të caktuar të së tashmes.
Unë doja një alternativë ku rinia është jo vetëm e ardhmja por edhe e tashmja e vendit.
Atë alternativë, atë mendësi qeverisëse e gjeta tek Kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, andaj me shumë dëshirë dhe pa asnjë hezitim ju bashkova, duke qene krenar që arritëm së bashku të bëjmë shumë punë të mira për fshatin, lokalitetin dhe komunën në përgjithësi.
Si rezultat i punës, përkushtimit të jashtëzakonshëm, me ligjshmëri, transparencë dhe llogaridhënie, Komuna e Drenasit me kryetarin z. Lladrovci arriti të jetë komunë kampione në Kosovë.
Nuk ka se si të mos ndjehesh krenar për këtë, mirënjohës dhe shumë falënderues z. Lladrovci që mua dhe shumë të tjerëve si unë që e duan shumë komunën tonë, na ke bëre të ndjehemi të tillë.
Katër vite punë, përkushtim po ikin, por vullneti edhe për më shumë është akoma i freskët, entuziazmi po ashtu.
Kudo ku hasi njerëz të profileve të ndryshme, mund të kenë mendime apo pikëpamje politike të ndryshme por një emërues i përbashkët është për të gjithë “Ramiz Lladrovci ka punu shumë”.
Të dashur e të nderuar miq, duke qenë thellësisht i bindur që e doni Drenasin, ja doni të mirën komunës tonë, ju duhet të jeni të bindur që alternativë e vetme që na duhet neve, që i duhet Drenasit për katër vitet e ardhshme është ajo që ofron kampioni Ramiz Lladrovci.
Duke e votuar, por edhe duke ftuar edhe te tjerët t’i bashkohen kësaj platforme, dëshmojmë se e duam komunën tonë, ja duam të mirën asaj dhe qytetarëve të saj, andaj të kontribuojmë bashkërisht që komuna jonë të vazhdojë të jetë kampione edhe në vitet në vazhdim.
I lumtur dhe krenar që jam pjesë e listës fituese dhe përkrah kampionit, pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës.
Vazhdojmë, jemi kampion!
Sinqerisht,
Perparimi.