Lladrovci merr pjesë në inaugurimin e pllakës përkujtimore të Rrahman Nishori

12 maj 2021 | 11:38

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjar e shumë qytetarë, kanë marr pjesë në inaugurimin e pllakës përkujtimore të Rrahman Nishori, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftë i njohur si Xhaxhi.

Zbulimi i pllakës përkujtimore është bërë më rastin e një vjetorit të vdekjes së tij dhe është ngritur nga familjarët.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci tha se ndihet i nderuar të marr pjesë në inaugurimin e kësaj pllake përkujtimore. “Rrahman Nishorit-Xhaxhi njihej si një veteran i devotshëm i Brigadës 121 të UÇK-së, që me punën, veprat e angazhimin e tij, ka motivuar shumë të rinj e të reja t’i bashkohen luftës së lavdishme”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Ne emër të shoqatave të dala nga lufta ka folur Xhavit Jashari, ndërsa një evokim kujtimesh për jetën dhe veprën e Rrahman Nishori e ka paraqitur komandanti i Brigadës 121 Ajet Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof.dr. Ferat Shala, deputet Në programin e Qeverisë së…