Lladrovci merr zotime nga Veseli për projektet kapitale

22 janar 2019 | 19:13

Komunën e Drenasit e ka vizituar të martën lideri i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me bashkëpunëtorë, Uran Ismailin dhe Abelard Tahirin, ku i priti kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci,

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Drenasin do ta ndryshojnë rrënjësisht.

“Faleminderit kryetar për vëmendjen tuaj, për përkrahjen e nevojave të qytetarëve të komunës tonë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Vizita e sotme e kryetarit Kadri Veseli, bashkë me ministrat Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri, në këtë fillimvit, është lajm shumë i mirë dhe dëshmi për vëmendjen, përkushtimin e liderit për Drenasin dhe për Drenicën.

Ne, së bashku, në Asamblenë komunale kemi planifikuar investimet kapitale dhe ato janë votuar. Për më shumë se kaq, Kryetari Veseli shprehu respekt për punën e vjetme të kryer dhe punët që na presin, duke na dhënë zotimin e fuqishëm për realizimin e tyre.
Drenasin do ta ndryshojmë rrënjësisht! Faleminderit Kryetar Veseli për vëmendjen tuaj, për përkrahjen e nevojave të qytetarëve të komunës tonë.

Për tri vjet, do ta mbyllim çështjen e infrastrukturës, përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, Qendrën e gruas, Qendrën e Rinisë, Qendrën e re të biznesit për vendet e reja të punës si dhe punët e mbara dhe të vlefshme tjera, për qytetarët tanë, pa dallim.
E falënderova në emër të komunës Kryetarin Veseli, duke u zotuar po ashtu se punën cilësore nuk do ta ndali dhe se përkrahja nga niveli qendror është substanciale për mirëqenien e qytetarëve të komunës tonë.

Faleminderit Kryetar Veseli për përkrahjen, së bashku, ne zotimet i bëjmë vepra!

Ja disa nga pikat e diskutuara të cilat janë në proces, për plan fizibiliteti ose në ekzekutim:

Stadiumi Kombëtar,
Parku i Bisnesit, ekzistues dhe i Ri,
Aeroporti Bujqësor,
Stadiumi sintetik dhe pishina gjysme olimpike – Komoran,
Liqeni i Vasilevës,
Penda në Vërboc,
Komasacioni,
Parkingjet nëntokësore në qytetin e Drenasit,
Ndërtimi i lartë në zonën I, pronat komunale, Turbinat për energji të ripërtërishme nga ERA – Goleshi-
Zonë banimi (Lagja e Dëshmorëve),
Vendbanimet joformale (Lagja e Feronikelit, Komoran, Poklek),
lmpianti i ujërave të zeza,
Burimi i ujit mineral në fshatin Poklek dhe Verboc,
Burimi i ujit tek Kroi i Mbretit – Korroticë e Epërme,
Rruga – Drenas- Kroi i Mbretit,
Feronikeli – industria,
Rruga 4 korsi – Komoran – Polluzhë,
Trajtimi i ndërtimeve nëpër zonat rurale,
Ndërtimi i rrugës së Tramvajit Drenas – Komoran-Kroi i Mbretit – Stadiumi Nacional, apo traseja Prishtinë – Aeroport – Stadiumi kombëtar – Komoran – Drenas,
Rruga në Çyçavicë, sipas memorandumit të pesë komunave,
Kasmaqi, burimi i ujit në Krajkovë dhe Baicë,
Rruga Llapushnik – Berishë- Kleçkë, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovë sot ka arrestuar një person me dyshimin,…