Lladrovci: Nata e zjarreve përcjell mesazhin e zjarrit të Jasharëve për liri
Nata e zjarreve, është aktiviteti përmbyllës gjatë “Epopesë së UÇK-së”, që fillon më 5 deri 7 Mars, në shenjë kujtimi për veprën heroike të Familjes Jashari dhe Komandantit legjendar Adem Jashari.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, këtë mbrëmje me përmbyllje të veçantë, e ka cilësuar si “mesazhin e zjarrit të Jasharajve për liri, e cila para 20 vitesh përfshiu zemrën e çdo patrioti, ndërsa sonte vjen si kujtesë për ne se si ndryshohet historia, se si duhet atdheu”.
Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
“Nata e zjarreve, përmbylli manifestimin gjithëpopullor të Epopesë së UÇK-së, 20 vjetorin e Marsit të Jasharajve, Marsit të fillimit të çlirimit!
Nata e zjarreve përcjell mesazhin e zjarrit të Jasharajve për liri, e cila para 20 vitesh përfshiu zemrën e çdo patrioti, ndërsa sonte vjen si kujtesë për ne se si ndryshohet historia, se si duhet atdheu.
Lavdi e përjetshme Familjes Jashari!
Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jasharit!”