Lladrovci ndan mirënjohje postmortem për Hashim Shalën
08 maj 2019
| 14:15
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ndarë mirënjohje postmortem për rapsodin Hashim Shala me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në kultivimin e këngës shqipe”. Mirënjohjen e kanë pranuar Mirlind Shala dhe Naim Shala, djemtë e këngëtarit Hashim Shala.
Hashim Shala ka lindur në vitin 1933 në fshatin Vërbovc të Komunës së Drenasit. Rapsodi Shala për shumë vite me radhë ishte mbledhës i folklorit shqiptar në anën e Drenicës, ka krijuar dhe kultivuar zhanrin e muzikës burimore folklorike dhe ishte pjesëmarrës në shumë festivale të muzikës burimore.
Rapsodi Shala ka ndërruar jetë më 19 shtator të vitit të kaluar në moshën 85-vjeçare.
/Epoka e re/