Lladrovci nderon heroin Ilaz Kodra, dëshmorët dhe martirët e kombit

30 prill 2022 | 15:21

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nderuar heroin Ilaz Kodra, dëshmorët dhe martirët e kombit, duke vendosur buqeta me lule dhe duke bërë homazhe.

Lladrovci ka theksuar se “Historia e lirisë dhe çlirimit tonë është histori e gjeneratave të tëra, e punës dhe përkushtimit të pandalshëm atdhetar. Ne i takojmë gjeneratës e cila arriti ta realizoj këtë synim madhor”.

Me bashkëpunëtorë, ka cekur Kryetari Lladrovci, në përvjetorin e 23-të të kalimit në amshim të heroit Ilaz Kodra, kemi vendosur lule dhe kemi bërë homazhe pranë shtatores së tij në Sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Po ashtu, kemi nderuar dëshmorët me buqeta lulesh dhe homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë, në Kompleksin Memorial të heroit Ilaz Kodra dhe dëshmorët në Vërbovc, Shtuticë si dhe pranë memorialit në Terstenik, Lagjja Gashani, ka deklaruar Lladrovci.

Ai, në fund të deklarimit ka shprehur nderim për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qasje nga aspekti kriminalistikë Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve…