Lladrovci nderon Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn
30 maj 2020
| 15:05
Me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit Kiçina në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Marinë.
Kryetari Lladrovci ka thënë se sot kujtojnë dy heronj të cilët dhanë kontribut të madh në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ishin pjesë e shumë betejave të lavdishme të luftës çlirimtare
“Lavdi e përjetshme për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!”, ka thënë Lladrovci. (L.G/ Epoka e re)