Lladrovci: Ndërprerja e punës së kompanisë ‘Feronikeli’, lajm tepër i dhimbshëm

08 tetor 2021 | 13:31

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se është takuar sot me menaxherin kryesor të kompanisë së Feronikelit, Genc Beribashi, ku nga ai ka marrë lajmin se kjo kompani do ta ndërpres përkohësisht punën për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Pas takimit me menaxherin kryesor të kompanisë së Feronikelit, z. Genc Beribashi, me keqardhje u informova se për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për katër herë në tregjet globale, ndërpritet përkohësisht puna në këtë kompani. Situata e ndërprerjes së punës Feronikelit deri në gjetjen e zgjidhjes, për neve si pushtet lokal është lajm tepër i dhimbshëm, për situatën që do të krijohet për punëtorët dhe familjet e tyre”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka uruar që sa më shpejt të stabilizohet çmimi i energjisë në tregjet globale dhe kompania Feronikeli të operojë me sukses sikur deri më tani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen…