Lladrovci ndërron stafin e tij, shkarkon drejtorin e Shëndetësisë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka konfirmuar ndërrimin në stafin e tij drejtues.
Ai për “Insajderi“ ka thënë se sot ka shkarkuar drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, Ilir Shala, duke e emëruar Lumturie Kiqinën, si ushtruese të detyrës në këtë drejtori.
“Po është e vërtetë që ka ndryshim. Gjatë ditës së sotme kam emëruar për ushtruese të detyrës në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Lumturie Kiqinën, e cila ka qenë deri më tani shefe e shëndetësisë në këtë drejtori. Ndërsa, drejtori i mëhershëm i Shëndetësisë, Ilir Shala, është kthyer në vendin e mëhershëm të punës, si mjek në QKMF“, ka thënë Lladrovci.
Ramiz Lladrovci, është duke udhëhequr me komunën e Drenasit, për dy mandate radhazi. Ai është zgjedhur në krye të kësaj komune, si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës.
Dhe në mandatin e tij të tanishëm, udhëheq pa koalicione, përshkak se kishte arritur që në raundin e parë të fitojë me mbi 50% të votave.