Lladrovci në shënimin e 16 vjetorit të Pavarësisë në Zvicër: Së bashku për Kosovën!
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës për Zvicër, nesër organizon shënimin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast, kryetari i PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, dhe nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, janë takuar me kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PDK-së për Zvicër, Ragip Xhakën dhe Shaip Kadriaj.
Lladrovci nëpërmjet rrjetit social, ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët të marrin pjesë në manifestimin e shënimit të Pavarësisë së Kosovës në Wydenof Arena.
Postimi i plotë:
Darkë e paharrueshme në Zvicër, me mikun tim, Enverin, Ragip Xhakën dhe Shaip Kadriaj, kryetarin e sekretarin e PDK-së në Zvicër, njëherësh duke diskutuar për takimin e nesërm ku do të shënojmë përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës.
Ftoj të gjithë bashkatdhetarët të marrin pjesë në manifestimin e shënimit të Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast, nga Kosova merr pjesë kryetari i PDK-së, z. Memli Krasniqi si dhe anëtarë nga struktura e lartë e partisë.
Shihemi nesër, më 25 shkurt në ora 13:30, në Wydenof Arena, 5242 Birr!
Së bashku për Kosovën!
https://www.facebook.com/share/EZumYqxvmwUVHZWJ/?mibextid=WC7FNe