Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për dy bursa studentore
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me kompaninë “Swiss Fasada” me pronar Hashim Shabani për financimin e një burse komunale për student dhe me Qerim Hajdarin po ashtu për financimin e një burse për vitin akademik 2018-2019.
Lladrovci ka falënderuar donatorët, Hashim Shabanin dhe Qerim Hajdarin për këtë ndihmë që kanë ofruar për t’i përkrahur studentët e Drenasit.
Kompania “Swiss Fasada” me pronar Hashim Shabanin do të ndajë bursën për studentin nga lista pritëse e përfituesve sipas konkursit të shpallur më 5 tetor 2018, po ashtu edhe Qerim Hajdari do të ndajë një bursë për studentin nga lista pritëse sipas konkursit.
Nga lista pritëse e përfituesve të bursave, kanë mbetur edhe 11 studentë pa marrë bursën, ndërsa së shpejti do të njoftohen përfituesit nga lista pritëse për përkrahjen nga donatorët tjerë.
/Epoka e re/