Lladrovci nënshkruan marrëveshje me MZhR-në për ndërtimin e kolektorëve të ujërave të zeza
03 prill 2019
| 17:27
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar një marrëveshje të mirëkuptimit me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZhR), Rasim Demiri, për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i kolektorëve kryesor të ujërave të zeza në mes Komunës së Drenasit dhe të Skenderajt”.
Financimi i këtij projekti për këtë vit kap vlerën prej 100 mijë eurove për ndërtimin e kolektorëve kryesor të ujërave të zeza, ndërsa ditëve në vazhdim, po me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, pritet të nënshkruhet memorandumi i bashkëfinancimit për pastrimin e lumit “Drenica” qe për këtë fazë do të investohen 70 mijë euro.
/Epoka e re/