Lladrovci nënshkruan memorandum me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas
30 nëntor 2020
| 14:39
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF), me të cilët ka nënshkruar një memorandumi i mirëkuptimit për mbështetjen e zyrtarëve të ndihmës juridike të kësaj agjencie.
Qëllimi i këtij memorandumi është sigurimi i qasjes së barabartë në drejtësi për qytetarët, duke siguruar qëndrueshmërinë e zyrave mobile për ndihmë juridike falas, si dhe përkushtimin e palëve për mbështetjen e zyrtarëve të ndihmës juridike të ANJF-së për të kaluar në buxhetin e Kosovës nga 1 janari 2021 dhe në vazhdim.