Lladrovci ngushëllon familjen Gashi me rastin e vdekjes së bashkëshortes së Xheladin Gashit
02 gusht 2024
| 11:12
Me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes së gjeneral Xheladin Gashit, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Gashi nga Komorani.
“Me pikëllim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së Gjeneral Xheladin Gashi ‘Plaku’. Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Nuk ishte e lehtë të ishe nëna, gruaja e në përgjithësi familja e dikujt që angazhohej për lirinë e vendit. Në këto momente të vështira, lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe ngushëllim. Jemi me ju në mendje dhe zemër!”.