Lladrovci: Nuk është befasi që Ali Ahmeti është ftuar nga Specialja

23 korrik 2020 | 16:09

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se nuk është befasi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti,  është ftuar si dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se deri me tani të gjithë personalitetet që kontribuuan në UÇK janë ftuar në cilësi të ndryshme për të dëshmuar nga kjo gjykatë.

Sipas tij, për 20 vite po dështon përpjekja për të barazuar viktimën me kriminelin.

 

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Nuk është befasi që Ali Ahmeti ftohet si dëshmitar në Hagë, për shumë arsye. Ndër to, më e rëndësishmja është se të gjitha personalitetet që ndërtuan dhe kontribuan për UÇK-në, tashmë janë ftuar në cilësi të ndryshme për të dëshmuar.

Për 20 vite, dështon përpjekja për të barazuar viktimën me kriminelin.

Ali Ahmeti, ka çka të dëshmojë për terrorin nga viti 1981 e këndej të tërë aparatit shtetëror represiv serb, deri te mbi 400 varrezat masive të shqiptarëve në Kosovë, gjatë luftës çlirimtare më 1998-1999.

Kosova është krenare me bijtë dhe bijat më të devotshme të kombit që i dolën përballë makinerisë vrastare serbe, duke e çliruar Kosovën, së bashku me NATO-n.

Vëlla Ali, përgjithmonë mirënjohës e krenar për çdo hap e çdo vepër tënde për Kosovën dhe të drejtat e shqiptarëve!

(M.K / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Mustafa nuk është më pjesë e Dukagjinit të Klinës.…