Lladrovci padit Xhavit Drenorin për shpifje (Dokument)
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka paditur për shpije ish-asamblistin e Kuvendit Komunal të kësaj komune për shpifje, në lidhje me rastin e të miturës nga Drenasi.
“Sapo kam deponuar padi për shpifje, ndaj ish asamblistit komunal Xhavit Drenori, i cili situatën tejet të rënduar në komunën tonë, e ngarkon edhe më shumë, me shpifje dhe dezinformata. Kjo është padia e radhës ndaj Drenorit, për shpifje. Pres nga institucionet e drejtësisë, të marrin vendim meritor, ngase, nuk është hera e parë që Xhavit Drenori, vihet në fokus të medieve me shpifje e insinuata të turpshme. Kam besim në organet e rendit, të hetuesisë dhe gjyqësorit se do ta zbardhin tërë rastin e abuzimit të së miturës, duke dhënë dënimin për secilin që ka rënë ndesh me ligjin, sikur që pres edhe dënim për ata që shpifin nga motivet e tyre të sëmura”, ka njoftuar Lladrovci.
/Epoka e re/