Lladrovci: PDK-ja është e para në Drenas

09 shkurt 2021 | 07:31

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në tubimin e PDK-së në Drenas bashkë me shumë mësimdhënës nga të gjitha vendet e Kosovës, ka thënë se PDK është e bashkuar dhe e para në Drenas.

Në fjalën e tij hyrëse, Lladrovci ka thënë se Drenasi qëndron unik pavarësisht disa zërave, siç i quajti, krimbave dhe pleshtave.

“Zotëri kryeministër në ardhje, Drenasi qëndron unik pavarësisht disa zërave të krimbave dhe të pleshtave, do të jetë unik deri në fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Do të jemi unik, sepse kështu na mësuan liderët tanë, liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themeluesit e shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari Kadri Veseli. Prandaj, unë ju garantoj që PDK do të jetë unike në Drenas e Drenicë, dhe unë ju ftoj që me 14 shkurt, jo vetëm në Drenas e Drenicë, votoni qind për qind, ju dhe të gjithë të afërmit tuaj”, ka thënë Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…