Lladrovci për Ali Ahmetin: Kosovës i jep hijeshi
20 qershor 2022
| 22:30
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar një foto me Ali Ahmetin në Shesh, duke e vlerësuar se ai “Kosovës i jep hijeshi”.
Sot, bartim mbi supe përgjegjësinë institucionale por edhe amanetin e dëshmorëve tanë, për të bërë më të mirën për fuqizimin e subjektivitetit nacional e qytetar në rrugën tonë euro-atlantike, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Vëlla Ali, rrugët e sheshet e Republikës, bartin përgjithmonë kujtimet tona të ditëve më të çmuara të jetës tonë rinore, për liri, për çlirim.
Sot, bartim mbi supe përgjegjësinë institucionale por edhe amanetin e dëshmorëve tanë, për të bërë më të mirën për fuqizimin e subjektivitetit nacional e qytetar në rrugën tonë euro-atlantike.
Vëlla Ali, Kosovës i jep hijeshi!