Lladrovci për diasporën: Për atdheun dha më të mirën!
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci iu ka uruar mirëseardhje diasporës, duke vlerësuar ndihmën e bashkatdhetarëve gjatë historisë deri në çlirimin e vendit.
“Nga diaspora, erdhën ushtarë, kapitenë, kolonelë e gjeneralë, barna, fasha e para për liri. Andaj, sot e mot, diaspora ia dha atdheut më të mirën, shpirtin e vet dhe ndihmën, për ta bërë atdheun sa më të mirë. Mirë se erdhët, motra e vëllezër. Pushime të këndshme dhe paçi shëndet!”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.
Ja postimi i Lladrovcit në “Facebook”:
Mirëseardhje për diasporën!
Kur atdheu kishte nevojë për dritë gjatë okupimit, e solli diaspora,
Kur kishim nevojë për gjuhën tonë, se kush jemi e çka jemi, erdhi diaspora në ndihmë,
Kur u deshtën libra, gazeta e folklor, fjalor e enciklopedi, prapë diaspora,
Kur na u deshtë kultura, të jemi si bota e qytetëruar, prapë na doli në ndihmë diaspora,
Kur atdheu ishte në rrezik dhe na kanosej shfarosja, prapë, me neve ishte diaspora…
Nga diaspora, erdhën ushtarë, kapitenë, kolonelë e gjeneralë, barna, fasha e para për liri.
Andaj, sot e mot, diaspora ia dha atdheut më të mirën, shpirtin e vet dhe ndihmën, për ta bërë atdheun sa më të mirë.
Mirë se erdhët, motra e vëllezër. Pushime të këndshme dhe paçi shëndet!.