Lladrovci për Ditën e Çlirimit të Skenderajt: Përgjithmonë vend i emocioneve më krenare për kombin tonë!

18 qershor 2021 | 18:50

Kryetari i komunës së Drenasit, sot, mori pjesë në shënimin e përvjetorit të 22 të çlirimit të Skenderajt, së bashku me kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin, zv. Kryetarin Nuredin Lushtakun, qytetarë dhe drejtuesit tjerë lokal.

Lladrovci ka shkruar se “Drenica për më shumë se një shekull ishte vatra e rezistencës kombëtare, kryengritjeve dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të mbetur përgjithmonë vend i emocioneve më krenare për kombin tonë”.

Postimi i plotë i z. Lladrovci:

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, së bashku me kryetarin Bekim Jasharin, zv. kryetarin Nuredin Lushtakun, familjarët e dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së, drejtues të pushtetit lokal e qytetarë, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur kurora me lule në Prekaz dhe në Marinë.
Pas homazheve dhe vendosjes së kurorave me lule pranë Memorialeve, mora pjesë në Seancën solemne të Asamblesë komunale, kushtuar Ditës së Çlirimit të Skenderajt.
Drenica për më shumë se një shekull ishte vatra e rezistencës kombëtare, kryengritjeve dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të mbetur përgjithmonë vend i emocioneve më krenare për kombin tonë.
Përgjithmonë mirënjohës për ata që sfiduan armikun dhe ranë në fushën e nderit për çlirimin e Kosovës.
Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari!
Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi…