Lladrovci për Jonuz Musliun: Nga sot jemi më të varfër për një flakadan
18 janar 2018
| 22:28
Kryetari Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e vdekjes së kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Jonuz Musliu, ka theksuar se jo vetëm Lugina, por edhe Kosova dhe kombi shqiptar janë më të varfër për një flakadan.
“Veprimtari i shquar, Komandanti dhe shoku im Jonuz Misliu, shkoi në amshim në Janarin e flakadanëve të lirisë. Ai vet ishte flakadan. Nga sot, Luginë nuk do të jetë e njëjtë. Edhe Kosova, nga sot është më e varfër për një flakadan, ashtu siç është tërë kombi ynë. Jonuzi, zuri vendin e merituar në panteonin e veprimtarëve të shquar të heronjve të kombit, duke kaluar në përjetësi. Lavdi jetës e veprës së Jonuz Musliut!”, ka shkruar Lladrovci në profilin e vet në “Facebook”.