Lladrovci përgëzon Ambasadoren Demiri në Izrael, uron që lidhjet historike t’i thellojë e begatojë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar ambasadoren e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.
“Hapja e Ambasadës tonë në Jerusalem është hap i madh në konfirmimin e miqësisë së dy popujve tonë, të dëshmuar ndër shekuj, pavarësisht se na mungonin shtetet”, ka thënë Lladrovci.
Tutej Lladrovci ka potencuar se “Miqësitë e vjetra i ruajmë, e kemi traditë, ashtu sikur mirënjohjen! Punë të mbarë, Ambasadore Ines Demiri!”
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Hapja e Ambasadës tonë në Jerusalem është hap i madh në konfirmimin e miqësisë së dy popujve tonë, të dëshmuar ndër shekuj, pavarësisht se na mungonin shtetet. Andaj, përgëzoj Ambasadoren Ines Demiri që lidhjet tona historike t’i thellojë e begatojë, si asnjë herë më parë. Vërtetë, shtetin tonë, Republikën e Kosovës e përcjellin disa situata të cilat vazhdimisht tentojnë ta mjegullojnë jo vetëm shtetin e shtetësinë, por edhe vlerat tona si qytetarë të besës e besnikërisë. Miqësitë e vjetra i ruajmë, e kemi traditë, ashtu sikur mirënjohjen! Punë të mbarë, Ambasadore Ines Demiri.