
Lladrovci përgëzon boksierin Morina nga Drenasi për fitoren e parë në garat ndërkombëtare
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar boksierin e ri, Luan Morinën, nga Klubi i Boksit ga Drenasi, i cili ka filluar karrierën ndërkombëtarr me fitore.
Z. Lladrovci ka shkruar: “Urime fitorja e parë Luan! Jemi krenar me ty, mos u ndal. Çdo fitore jotja, është edhe fitore e Kosovës.”
Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
Një luan i ri nga Komuna jonë, në skenën ndërkombëtare: Luan Morina, nga Klubi i Boksit të Drenasit, e filloi me fitore kampionatin që po mbahet në kuadër të garës EUBC – Schoolage Boxing Championships.
Urime fitorja e parë Luan! Jemi krenar me ty, mos u ndal. Çdo fitore jotja, është edhe fitore e Kosovës.
Teknika jote për ta mundur kundërshtarin, vullneti për fitore dhe mosha jote, premton shumë për skenën e boksit tonë. Boksierët tanë duhet të rikthehen me shkëlqim nga arena ndërkombëtare.
Urime Luan, presim nga ti fitore të reja!