Lladrovci përgëzon Konsullin e nderit të Kosovës në Maqedoni, Arsim Papraniku
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në darkën e organizuar në Shkup, për nder të emërimit Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Arsim Papraniku, darkë e cila bashkoi shumë personalitete politike nga Maqedonia dhe më gjerë.
Ja postimi i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social:
“Në Shkup, sonte, isha i ftuar i nderit, në darkën e mikut tim, Arsim Prapanikut, me rastin e emërimit të tij, Konsull i Nderit i Republikës së Kosovës në Maqedoni.
Kjo darkë solemne, bashkoi sërish miqtë dhe kontribuuesit e lirisë së Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë, me bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët nga kjo pjesë e trojeve etnike.
Gjithsesi, Arsim Papraniku, me angazhimin e tij dhe përkushtimin atdhetar, me plotë meritë, është Konsull nderi, i cili në mënyrën më shembullore do të prezantoj interesat e Kosovës, ashtu siç ishte flamurtar i interesave të Kosovës në kohë tepër të vështirë.
Diplomacia jonë, me këtë emërim, fiton krah të fortë në vendin mik që ka të njëjtat synime me vendin tonë, integrimin euro-atlantik. Por, edhe zhvillimi ekonomik, mbështetet në patriotët me vizion të përparuar për zhvillim, një nga ta është edhe Arsimi, i cili, interesin e Kosovës dhe shqiptarëve kudo jetojnë, e kishte dhe ka prioritet të angazhimit të tij.
Krenar me ty, Konsull nderi, miku im, Arsim Papraniku!”