Lladrovci përkujton dëshmorët Hasan e Xhavit Hasanin dhe Halim Qallapeku
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përkujtuar sot tre dëshmorët, Hasan Hasani, Xhavit Hasani dhe Halim Qallapeku, për të cilët ka theksuar “sot e përgjithmonë do t’i përkujtojmë për heroizmin e rrallë dhe përkushtimin për liri”.
Liria jonë kishte shumë sakrifica. Ato sakrifica madhështore i kanë bërë bijat dhe bijtë më të çmuar të kombit, ata që i dolën përballë makinerisë vrastare serbe, duke u përjetësuar në altarin e lirisë si dëshmorë të lirisë, ka shkruar z. Lladrovci.
Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
Sot, me rastin e kalimit në përjetësi të dëshmorëve Hasan Hasani, Xhavit Hasani dhe Halim Qallapeku, shpreh nderimin e thellë, për jetën dhe veprën e tyre heroike, vepër e cila gjendet në themelin e lirisë dhe shtetit tonë.
Liria jonë kishte shumë sakrifica. Ato sakrifica madhështore i kanë bërë bijat dhe bijtë më të çmuar të kombit, ata që i dolën përballë makinerisë vrastare serbe, duke u përjetësuar në altarin e lirisë si dëshmorë të lirisë.
Sot është ditë përkujtimi për Hasanin, Xhavitin dhe Halimin, por, sot e përgjithmonë do t’i përkujtojmë për heroizmin e rrallë dhe përkushtimin për liri.
Lavdi jetës dhe veprës heroike të dëshmorëve Hasan Hasani, Xhavit Hasani dhe Halim Qallapeku!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!