Lladrovci përkujton Epopenë e Dukagjinit dhe bombardimet e NATO-s
Me rastin e përvjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe bombardimeve të NATO-s, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar heroizmin e Haradinajve dhe goditjen e caqeve ushtarake serbe, si ngjarje të rëndësishme të historisë tonë të re.
“Pas fillimit të Epopesë së UÇK-së në Prekazin e Jasharajve legjendar, me strategji e vetëmohim epik, në Gllogjanin e Dukagjinit, u hap pika e dytë e frontit, kundër Serbisë gjakatare”, ka shkruar ai.
Postimi i Lladrovcit në Facebook:
Pas fillimit të Epopesë së UÇK-së në Prekazin e Jasharajve legjendar, me strategji e vetëmohim epik, në Gllogjanin e Dukagjinit, u hap pika e dytë e frontit, kundër Serbisë gjakatare.
Data 24 mars 1998, shënon datën e krenarisë e lavdisë të luftës sonë çlirimtare, kur Haradinajt, do të dëshmojnë se lufta nuk mund të shuhej, përkundrazi, zjarri i luftës çlirimtare po merrte hov dhe nuk do të ndalej deri në çlirimin e plotë të Kosovës.
Heroizmi i Haradinajve i filluar në Gllogjan në krye me Bacën Hilmi, do të mbetet faqe e ndritur e historisë tonë të re.
Rrafsh pas një viti nga Epopeja e Dukagjinit, aleanca më e fuqishme në botë, NATO-ja në krye me ShBA-në, do të vinte në përdorim aeroplanët me arsenalin e saj, kundër caqeve ushtarake dhe makinerisë vrastare serbe e cila po bënte krime të rënda në Kosovë.
Kujtojmë sot me nderim, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës!
Nderojmë të gjithë ushtarët e NATO-s që humbën jetën në Kosovë!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Haradinajve heroik!